Deliu-Kodra: Mosftesa në Samitin e Demokracive dëmton imazhin dhe argumentin lobues për njohje

Deliu-Kodra: Mosftesa në Samitin e Demokracive dëmton imazhin dhe argumentin lobues për njohje

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka shkruar se kjo mosftesë do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje.

“Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje” ka thënë ajo.

Postimi i saj i plotë:

Kujtojmë se në dy Qeveritë Kurti, nga dy administratat, SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sanksionuar Kosovën. Në Qeverinë “Kurti1” me bllokimin e fondeve të MCC-së dhe tani me mosftesën në Samitin e aleatëve amerikan./Gazeta “Enigma”/

Related Articles