Deliu-Kodra: Pamjet para “1 Tetorit” tregojnë paaftësinë e Qeverisë për ta organizuar vaksinimin

Deliu-Kodra: Pamjet para “1 Tetorit” tregojnë paaftësinë e Qeverisë për ta organizuar vaksinimin

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar tollovinë e krijuar para sallës “1 Tetori” në kryeqytet, duke pritur për t’u vaksinuar, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka thënë se këto pamje, ndërhyrja e policisë dhe mosmbajtja e distancës tregojnë paaftësinë e Qeverisë për të siguruar vaksinën dhe për të menaxhuar procesin e vaksinimit.

“Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj”, ka shkruar ajo.

Pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e…Posted by Blerta Deliu-Kodra on Friday, May 14, 2021

Related Articles