Sulmohen me shkop druri dy persona në Vushtrri, arrestohen katër të tjerë

Sulmohen me shkop druri dy persona në Vushtrri, arrestohen katër të tjerë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër persona, pasi të njëjtit kishin sulmuar me shkop druri dy persona, duke iu shkaktuar këtyre të fundit lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Enigma.

Ndryshe, ngjarja kishte ndodhur në oborrin e shtëpisë së dy viktimave, në Vushtrri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar me shkop druri në oborrin e tyre dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërgua në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar”, thuhet në njoftim.

Related Articles