Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka reaguar në lidhje me deklaratën e Dick Martyt, ku ky i fundit tha se “jam i besafuar që dëshironin të më vrisnin serbet,e jo shqiptarët”.
Madje për këtë deklaratë është shprehur e habitur edhe deputetja, derisa tha se Marty ka qenë vet bartës i një projekti komplotist të dizajnuar po nga këto shërbime serbe.
“Ai e njeh kapacitetin e tyre kriminal dhe e di, sa larg mund të shkojnë në realizimin e misioneve kundër shqiptarëve të Kosovës. Ai nuk ka qenë i painformuar me gatishmërinë e këtyre shërbimeve për të inskenuar e montuar ngjarje kundër shqiptarëve të Kosovës. Ai vet u ka shërbyer këtyre sajimeve”, ka shkruar Deliu – Kodra.
Ndryshe, Dick Marty, njeriu që akuzoi udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se kishin bërë trafikim me organe njerëzish, u kërcënua me vrasje dhe kuptoi që një shtet po përgatiste vrasjen e tij.
Shërbimet e inteligjencës serbe kishin paguar vrasës me pagesë për ta likuiduar ish-prokurorin zviceran, i cili shërbeu edhe si anëtar i Këshillit të Evropës.
Në emisionin “Mise au Point”, në Radiotelevizionin e Zvicrës tek kanali “RTS 1”, Marty thotë se ishte habitur se nuk ishin shqiptarët ata që planifikuan vrasjen e tij, meqë supozohej se ata do kishin një arsye, por në fakt ishin serbët që ia donin vdekjen.
“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”, tha Marty.