Deliu – Kodra: Shqetësuese që Skenderaj u përjashtua nga Këshilli për organizimin e Epopesë së UÇK-së

Deliu – Kodra: Shqetësuese që Skenderaj u përjashtua nga Këshilli për organizimin e Epopesë së UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu – Kodra, ka thënë se është shqetësuese që Komuna e Skenderajt u përjashtua nga Këshilli organizativ për organizmin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Meqë jemi në kuadër të ditës së fundit të epopesë shpreh shqetësimin për këshillin organizativ, i cili edhe kësaj radhe dëshmoi që më tepër është i interesuar për hakmarrje ndaj një rajoni sesa për të unifikuar e për të përçuar mesazhin e solidaritetit e sakrificës së atyre që kanë rënë për këtë ditë të rëndësishme”, ka theksuar Deliu-Kodra, në deklarimet jashtë rendit të ditës.

“Është e pafalshme që janë përjashtuar Komuna e Skenderajt nga Këshilli organizativ i udhëhequr nga Qeveria dhe shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ajo.

Related Articles