Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar qeverinë në seancën e jashtëzakonshme për furnizimin me ushqim të ushtarëve të FSK-së.
Deliu gjatë fjalës së saj tha se qeveria ka lënë ushtarët me paga të ulëta, dhe për këtë shkak 400 prej tyre janë tërhequr.
“Qeveria ka lënë në mëshirën e fatit djemtë dhe vajzat e Kosovës, pasardhësit e UÇK-së. Sot rreth 4 vite më pas i kemi 400 ushtarë më pak të cilët e kanë lënë ushtrinë jo për shkak të vullnetit të tyre, por për shkak të pagave të ulëta, mungesës së meritokracisë në gradime, nuk i gradojnë njerëzit që kanë dhënë mund e sakrificë. I kanë lënë pa bukë e besa edhe pa çizme. Çizmet i kanë blerë me buxhetin e tyre persona”, u shpreh deputetja. /Gazeta Enigma