Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ia hodhi fajin qeverive të kaluara për problemin me krizën energjetike në vend.
Blerta Deliu Kodra ka thënë se është e kotë përpjekja e kryeministrit që t’i fajësojë qeveritë e kaluara për terrin në pikën e dimrit, sepse qytetarët e dinë që ky problem ka kohë që nuk ekzistonte në vendin tonë.
Ajo ka thënë se Kosova ka më shumë se një dekadë që nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike dhe se pazotësia e kryeministrit vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Postimi i plotë i Blerta Deliu-Kodrës:
Kryeministri paska vazhduar edhe sot që t’i fajësojë të tjerët për të arsyetuar pazotësinë e tij që të ballafaqohet me krizën energjetike. E kotë është përpjekja e tij që t’i fajësojë qeveritë e kaluara për terrin në pikën e dimrit, sepse qytetarët e dijnë që ky problem ka kohë që nuk ekzistonte në vendin tonë.
Kosova ka më shumë se një dekadë që nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike. Ka më shumë se një dekadë që premtimi për furnizim të rregullt me energji elektrike nuk ekziston në fjalorin e politikanëve.
Kryeministër, pazotësia e juaj vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë. Je Kryeministër që t’iu shërbesh qytetarëve dhe të ofrosh zgjidhje para se të akuzosh të tjerët./Gazeta Enigma/