Vdes ish-presidenti grek, kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë

Vdes ish-presidenti grek, kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë

Në moshën 92-vjeçare ka vdekur ish-presidenti grek, Karolos Papulias.



Papulias kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë në vitin 1999.

Si ligjvënës ai kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, derisa kishte shprehur mbështetje për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.

Papulias shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca.

“Me trishtim i dërgojmë përshëndetjet tona të fundit Karolos Papuliasit”, tha presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

“Ai e nderoi institucionin më të lartë shtetëror me etikën dhe sjelljen e tij duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar”, shtoi ajo./Gazeta Enigma/

Related Articles