Deliu: Tendenca e pushtetit aktual është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucionet e pavarura

Deliu: Tendenca e pushtetit aktual është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucionet e pavarura

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria e tanishme është duke ndërhyrë në institucionet e pavarura të shtetit.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se Gjykata Kushtetuese sot ua ka dhënë përgjigjen e duhur deputetëve që sipas saj, kanë shkarkuar jashtëligjshëm pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil.

“Tendenca e pushtetit aktual që të ndërhyjë në institucione të pavarura është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucione të pavarura, prandaj vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, është institucion i pavaruar që për mision ka mbrojtjen e nëpunësve civil dhe të drejtave të tyre. Nga sot nëpunësit dhe zyrtarët publikë janë më të sigurt për të mos u nënshtruar përballë çfarëdo lloj presioni,” ka thënë Deliu.

Related Articles