Deliu: Vasfijen e dëgjoi Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë Kurti, për keqardhje

Deliu: Vasfijen e dëgjoi Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë Kurti, për keqardhje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratës së deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila ka thënë se Albin Kurti ende nuk e ka ftuar ende për tu këshilluar me të, se si të veprojë në dialogun Kosovë-Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Deliut është për keqardhje që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, derisa shtoi se rrëfimin e Krasniqit e kanë dëgjuar edhe në Kongresin Amerikan.



“Një zonjë shumë e respektuar, Vasfija, paska deklaruar se i vjen keq që Albin Kurti akoma nuk ka kërkuar këshilla nga ajo se si të veprojë në dialogun Kosovë – Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale. Është vërtetë për të ardhur keq se si kryeministri i Kosovës, z. Kurti, as pas 100 ditësh nuk ka arritur që të flasë me zonjën Krasniqi, e cila ka marrë guximin për të treguar tmerrin që ka përjetuar. Zonjën Krasniqi e ka dëgjuar Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë kryeministri ynë. Sa shumë për të ardhur keq”, theksoi ajo.

Postimi i plotë:

Related Articles