Dembele pranon të transferohet te Chelsea, vetëm nëse Tuchel ia premton një gjë

Dembele pranon të transferohet te Chelsea, vetëm nëse Tuchel ia premton një gjë

Ousmane Dembele është i interesuar që të transferohet te Chelsea, por kërkon garanci nga trajneri Thomas Tuchel, se ai do të jetë titullar te Blutë.

Tekniku gjerman e shikon sulmuesin francez si zëvendësuesin e Romelu Lukakut, që është pranë rikthimit tek Interi pas një sezoni zhgënjyes në “Stamford Bridge”.

Dembele ka dëshirë që të bëhet pjesë e skuadrës londineze dhe që të ndihmojë që Chelseatë fitojë Ligën Premier si edhe Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Ai e njeh mirë punën e Tuchelit, të cilin e ka pasur trajner edhe te Borussia Dortmundi. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, 25-vjeçari kërkon që gjermani t’ia konfirmojë vendin e titullarit si edhe se nuk do të lihet në stol, kur në ekip të ketë rotacion.

Francezi nuk ka plotësuar pritshmëritë te Barcelona, që kur u bë pjesë e katalanasve në vitin 2017, pasi u ble nga Borusia Dortmundi për 120 milionë euro.

Në 150 takime, ai ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 34 asiste. Ai ka fituar dy herë La Ligan dhe dy herë Kupën e Mbretit. Edhe Blaugranat po përpiqen që ta mbajnë futbollistin në “Camp Nou”.

Related Articles