Ferizaj: Vetaksident në fshatin Sazli ku mësohet se shofer ishte një i mitur rreth moshës 12 vjeçare

Ferizaj: Vetaksident në fshatin Sazli ku mësohet se shofer ishte një i mitur rreth moshës 12 vjeçare

Sot në orët e paradites ka ndodhur një vetaksident në fshatin Sazli të komunës së Ferizajt, ku shofer ka qenë një i mitur i moshës 12-vjeçare, ndërsa shoqërues i tij si pasagjer ka qenë moshatarë i tij.

Burime të Gazetës Enigma bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura ka humbur kontrollin duke dal nga rruga dhe është rrokullisur.

Lëndime trupore kanë pësuar i mituri që drejtonte veturën, gjithashtu edhe 11-vjeçari që ishte pasagjer.

Kurse fëmijët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga familjarët.

Related Articles