Dembele zyrtarisht lojtar i PSG: Ndihem i lumtur, shpresoj t’i bëj krenarë të gjithë tifozët

Dembele zyrtarisht lojtar i PSG: Ndihem i lumtur, shpresoj t’i bëj krenarë të gjithë tifozët

Ousmane Dembele, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Paris Saint-Germain dhe ndihet shumë i lumtur me transferimin e tij te gjiganti francez.  

Paris Saint-Germain ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Dembeles nga Barcelona për një shifër që raportohet të jetë 50.4 milionë euro.

Sulmuesi anësor francez ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me gjigantin e Ligue 1 dhe mezi pret të luajë me fanellën e PSG-së.

“Jam i lumtur që do t’i bashkohem Paris Saint-Germain dhe mezi pres të luaj për klubin tim të ri”.

“Shpresoj që të vazhdoj të rritem këtu dhe t’i bëj krenarë të gjithë tifozët e klubit”, ka thënë Dembele pas transferimit.

Ndryshe, ish-ylli i Barcelonës do të bart fanellën me numër 23 te PSG.

Related Articles