Binarët hekurudhor në rrugën Klinë-Prishtinë janë dëmtuar nga një shembje e gurëve, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërmarrja “Trainkos” përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në Km 51/200 dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar binari hekurudhor dhe treni i ditës së sotme nuk ka pasur mundësi të qarkullojë si pasojë e këtij incidenti.
“Trainkos” ka bërë të ditur se treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkullojë dhe i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkullojë sipas Orarit te Lëvizjes së trenave.
“Treni Pejë – Prishtinë -Pejë nuk do të qarkullojë deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.
