Dënohet me një vit burg personi që kultivonte bimë narkotike në shtëpi

Dënohet me një vit burg personi që kultivonte bimë narkotike në shtëpi

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vjet burgim të pandehurin A.B. për veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkures së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se krahas dënimit kryesor i është shqiptuar edhe dënim plotësues si dhe i janë konfiskuar dy bimë të llojit narkotikë.

“Me datë 24 qershor 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare,  pa autorizim kultivon bimë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave prikotrope, dhe atë dy substanca narkotike të llojit kanabis Cativa, ku njëra bimë me gjatësi 118 Cm, kurse tjera me gjatësi prej 0.52 Cm, të cilat bimë i pandehuri i kultivon në vazo në oborrin e shtëpisë së tij, e të cilat janë gjetur ditën kritike nga patrolla policore e cila ishte për kontroll, për një rast të lajmëruar për dhunë në familje”.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim

Related Articles