“Dënomëni, kam gabuar” – pendimi me vonesë i profesorit hajn të UP-së, Bujar Dugollit

“Dënomëni, kam gabuar” – pendimi me vonesë i profesorit hajn të UP-së, Bujar Dugollit

 “Dënomëni, kam gabuar që i kam besuar Ardian Kastratit”, kështu është arsyetuar profesori Bujar Dugolli, teksa e ka pranuar se ka bërë plagjiaturë para Senatit të Universitetit të Prishtinës, pas akuzave nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

Për profesorin hajn, pati pasur reagime të shumta pasi dyshohej për plagjiaturë, term ky rrjedh nga fjala latine “plagiarus” që përkthyer fjalë për fjalë, do të thotë “rrëmbyes” apo kidnapues”.

Dugolli, që dilte nëpër studio televizive e “shiste mend”, dy muaj më parë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një konference për media para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ishte akuzuar për plagjiaturë së bashkë me profesorin tjetër, Ardian Kastratin, që tani është deputet i PDK-së.

Dibran Hoxha nga ORCA para mediave kishte theksuar se, ky aksion ka filluar pas marrjes së një denoncimi anonim për plagjiaturë në punimin ‘Diplomacy Through the Ages  of Histori: Theorotical Analysis of the Concept”, me autorë Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli i publikuar në vitin 2017.

Në raportin e ORCA-s thuhet se, Ardian Kastrati në vitin 2020 dhe Bujar Dugolli në vitin 2018, ishin avancuar duke e përdorur punimin në fjalë.

Raportimet për plagjiaturë nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, kanë shtyrë institucionet që të ndërmarrin vendime për të luftuar këtë dukuri në arsimin e lartë të Kosovës.

Më 15 gusht, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nxorri një vendim rreth punimeve dhe publikimeve shkencore të stafit akademik.

Sipas vendimit, të gjitha institucionet e arsimit të lartë të Kosovës obligohen që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara.

Si ndëshkohet plagjiatura në Kosovë?

Si çdo vjedhje tjetër, edhe plagjiatura ndëshkohet. Por si?

Në Kosovë ekziston Ligji për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e Përafërta, i cili ka për qëllim të rregullojë të drejtat e autorit që, në bazë të pronës intelektuale, u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit, në vijim e drejta e autorit

Megjithëse në këtë ligj nuk përdoret termi “plagjiat” apo “plagjiaturë”, në bazë të këtij ligji ekzistojnë dispozitat ndëshkuese për shfrytëzimin pa leje të veprës apo punës së dikujt tjetër. Varësisht prej rastit, dënimet varijojnë nga 500 deri në 25,000 euro.

Shumë akuzua për Dugollin kur ishte ministër

Në postin e ministrit, Dugollin e gjejmë edhe në periudhën prej dhjetorit të vitit 2004 e deri në janarin e 2008-ës.

Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë nga rradhët e partisë AAK, periudhë e cila e rëndon Dugollin me akuza të rënda për korrupsion në lidhje me privatizimin.

Ai  akuzohet se kishte marrë nga firma “Alferon” një shumë prej 3 milionë eurosh, si kusht për t’ia shitur asaj “Ferronikelin”. Për këtë, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë pati ngritur kallëzim penal ndaj tij, i cili qe dorëzuar me 26 gusht 2005 në këtë Prokurori, dhe që më pas kalohet tek Njësia për Krime Serioze ekonomike. E në këtë kallëzim penal, ministri Dugolli akuzohet nga vetë zëdhënësi i kompanisë “Alferon”, Muhamed Jaku, se ministri Dugolli ka kërkuar 3 milionë euro ryshfet që t’ua shesë “Ferronikelin”.

Bujar Dugolli dhe Ethem Çeku konsideroheshin dy nga ministrat e dështuar. I pari ka fituar mandatin e dytë si dekan, ndërsa Ethem Çeku ende nuk është rizgjedhur.

Related Articles