Unë e du Gjakovën”, një platformë që është adresë e raportimit për qytetarët në Gjakovë, ka publikuar dje rrëfimin e një qytetari për diskriminimin racor të pjesëtarëve të komuniteteve në një restorant në Gjakovë.
Sipas rrëfimit të një qytetari që ka denoncuar ngjarjen, pjesëtarët e komunitetit janë përzënë nga lokali pasi kanë hyrë brenda tij.
“Sapo u ulen disa djemë të komunitetit kamarjeri ju tha nxont është edhe dolën jashtë”, raporton qytetari.
“Ndërkohë njoni prej tyre tentojke me hy brenda, dul shefi dhe kërcënoi. U tha s’bën me hy brenda”, tha qytetari, dëshmitar i ngjarjes.Për këtë rast, reagoi sot edhe ministri Elbert Krasniqi.Ministri Krasniqi bëri thirrje që të bojktohen lokalet e gastronomisë që refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve./Gazeta Enigma/