Avdyl Ibishi, punonjës i parkut të qytetit, është denoncuar në Policinë e Kosovës pasi ka përdorur bombica (petarde) për të trembur qentë endacakë gjatë punës së tij në mëngjesin e së shtunës, raporton Enigma.
Sipas Ibishit, ai ishte detyruar të marrë këtë masë për të mbrojtur veten nga qentë që shpesh shfaqen në zonën e parkut, teksa denoncimi është bërë nga një qytetare, e cila kujdeset për qentë endacakë.
Pas intervistimit në polici, Ibishi shpreh shqetësimin se autoritetet kanë dhënë më shumë vlerë për qen të endacakë sesa për punonjësit e shërbimit publik.
Ai ka thënë se me rastin e këtij denoncimi, detyrohet të lërë punën e mirëmbajtësit të parkut të qytetit, pas 17 viteve shërbim.
Njoftimi i plotë: