Banka Qendrore e Kosovës, ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve për vitin 2021, i cili njeh zhvillimet në sektorin financiar, raporton Gazeta Enigma.
Raporti i DASH vlerëson se sistemi rregullativ është në pajtueshmëri me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Nuk ka kufizime përtej kërkesave normale rregullatore në lidhje me burimin e kapitalit, përshtatjen dhe aftësinë e investitorëve./Gazeta Enigma/