Deponia ilegale në Lagjen “Dardania I” vazhdon t’i shqetësojë banorët

Deponia ilegale në Lagjen “Dardania I” vazhdon t’i shqetësojë banorët

Banorët e Lagjes Dardania I po përballen prej një kohe të gjatë me praninë e një deponie ilegale të mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore, e cila ndodhet në afërsi të shtëpive dhe po shkakton shqetësime të vazhdueshme, raporton Gazeta Enigma.

Sipas banorëve, grumbullimi i mbeturinave jo vetëm që ndot mjedisin dhe prish pamjen e lagjes, por krijon edhe kushte të papërshtatshme për jetesë, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet komunale që të ndërhyjnë sa më shpejt për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e hapësirës, si dhe të ndërmarrin masa për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në këtë lokacion edhe në të ardhmen.

Banorët theksojnë se një mjedis i pastër është në interes të të gjithëve dhe apelojnë për bashkëpunim mes institucioneve dhe qytetarëve për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e ambientit.

Related Articles