Deputetët acarohen me agjendën e Kurtit, ky iu propozon rikthim seance në ora 22:00 e deri në 7 të mëngjesit

Deputetët acarohen me agjendën e Kurtit, ky iu propozon rikthim seance në ora 22:00 e deri në 7 të mëngjesit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka rikujtuar deputetëve në kuvend sot, se në ora 16: 00 i duhet ta ndërpres raportimit e tij, për shkak të agjendës së planifikuar.

Deputetët me këtë fakt, nuk janë pajtuar, teksa pasuan zhurma dhe reagime, megjithëse, përgjigjie të menjëhershme pati vet i pari i qeverisë, i cili ua ofroi atyre një opsion, transmeton klankosova.tv.

”Unë kam një propozim. Nuk mundem pas orës 16:00. Por, nëse e konsideroni shumë të rëndësishme, unë mund të vijë kur të lirohem. Në ora 22:00 mund të vijë sonte”.

”Sonte mund të vijë në ora 22:00 edhe deri në ora 7 në mëngjes kur e kam takimin e parë, diskutojmë. Nëse jeni dakord më njoftoni. Faleminderit!”.

Pas tij, qe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i cili i dha një replikë, duke u treguar i kujdesshëm se mos kryeministrin e zë gjumi!

”Të kishim thir me ardhë, por po tutna ju nxen gjumi. Realisht edhe ne e dimë se keni shumë punë, por punën s’është tuj ua pa kërkush. As në dialog as në ekonomi. Sot ke ardhë këtu për dialog, në vend që me ardhë vet, u dasht me të thirrë na në seancë”.

Related Articles