Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë nisur sot seancën me një minutë heshtje, në nderim të akademikes Edi Shukriu, e cila ndërroi jetë të martën, raporton Gazeta “Enigma”.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se akademikja Edi Shukriu ka qenë një arkeologe e shquar e popullit tonë.
“Lajmin e morëm të gjithë me pikëllim. Edi Shukriu ka qenë një intelektuale, akademike, arkeologe e shquar e popullit tonë, po ashtu shkrimtare, profesoreshë, por edhe deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në legjislaturën e parë. Ne në emër të kuvendit i shprehim ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë”, tha Konjufca. / Gazeta Enigma.