Pacollli deklarohet pas raportimeve se Togo ka tërhequr njohjen

Pacollli deklarohet pas raportimeve se Togo ka tërhequr njohjen

Pas raportimeve tash e një kohë nga mediat serbe dhe liderët serbë se do të ketë tërheqje të njohjeve të Kosovës, por nga Qeveria e Kosovës vazhdimisht janë mohuar raportimet e tilla, njofton Gazeta Enigma.

Më 16 janar, ministri i Jashtëm i Togos Robert Dussey, deklaroi në Beograd se shteti i tij ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Që nga viti 2019, Serbia pretendon se Togo ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014 dhe atëbotë kishte qenë pikërisht kryediplomati Dussey që me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishin nënshkruar marrëveshjen për themelimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve.

Kjo deklaratë e Robert Dusseyt ka ngjallur shumë reagime në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se çnjohja e Kosovës nga Togos “ka ndodhur në vitin 2019”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, për Enigmën deklaroi se për “njohjet e ç’njohjet” duhet të kujdeset ministrja Gërvalla.

“Nuk dua të hy në debat me zonjën Gërvalla, ajo duhet të kujdeset për njohjen, ç’njohjet, e të tjera. Herën e fundit e kam vizituar Togon në janar të vitit 2022 dhe çdo gjë ka qenë në rregull, nuk ka pas tërheqje të njohjes (pos propagandës së Serbisë) siç thotë zonja Gërvalla”, tha Pacolli për Enigmën./GAZETAENIGMA/

Related Articles