Vazhdimi i sotëm, i 15-ti, i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje në nderim të Tahir Mehës, në 24- vjetorin e rënies së tij.
Me këtë rast, deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën në këmbë për të bërë një minutë heshtje.
Tahir Meha i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 në kundërvënie u vra nga forcat policore jugosllave. Tahir Meha në këtë përleshje, sipas mediave jugosllave, vrau nëntë policë dhe plagosi dy policë.