Parlamenti i Shqipërisë të enjten ka vendosur që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë deputetët.
Taulant Balla nga Partia Socialiste ka thënë se liderët e të gjitha grupeve parlamentare janë pajtuar që ta bëjnë obligim një gjë të tillë dhe që sa më shumë komisionet parlamentare të mbahen online, raporton AP.
Vaksinimi tashmë është obligativ për personelin mjekësor, mësimdhënësit, profesorët dhe studentët. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se një valë infeksioni mund të vijë me fillimin e vitit shkollor javën e ardhshme.