Nga debati që u zhvillua këtë të hënë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, rreth propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka përdorur një shprehje krahasuese me të verbërit, për të kritikuar opozitën.
Basha gjatë fjalimit ka thënë se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është “si me i lypë qorrit sy”.
Deklarata e tij është shoqëruar me kritika të shumta, prandaj Basha ka kërkuar falje publike.
Deklaratën e bërë në Kuvendin e Kosovës, deputeti e ka quajtur “lapsus”./Gazeta Enigma/