Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka cilësuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc si një akt që përdor metoda të ngjashme me ato ruse.
Ai theksoi se ky sulm është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe kërkoi dënimin e tij të menjëhershëm, shkruan Gazeta Enigma.
Gjithashtu ai tha se nëse Serbia qëndron prapa këtij sulmi, atëherë “kjo do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen deri në fund. Nëse Serbia qëndron prapa tyre, që shpresoj të mos jetë kështu, atëherë kjo do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, shkroi deputeti Roth. /GazetaEnigma/