Ish bashkëpartiaku i Mimoza Kusari – Lilës, Haki Abazi tentoi ta pengoj fjalën e shefes së grupit të VV-së, në Kuvend, shkruan Gazeta Enigma.
Teksa ajo po fliste për përgjimet që dolën në media, Abazi vendosi shirita përreth foltores me djalën “Danger”, që në shqip do të thotë “Rrezik”.
Ajo përgjatë fjalimit të saj mohoi se ka folur në formën që është publikuar, duke i quajtur “të fabrikuara” inqizimet e dala në media.
Me brohoritje të ndryshme nga opozita u shoqërua gjithë fjalimi i saj.
Ndërkohë Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që seanca e sotme e Kuvendit t’i kushtohet përgjimit në të cilin është përfshirë shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit Milan Radoiçiq.
Tahiri të enjten në seancë ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë e as nuk do të votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtarë përderisa Kusari-Lila do të vazhdojë të jetë si shefe e GP të LVV-së.
“Nuk do të bashkëpunojmë, nuk do të votojmë marrëveshje ndërkombëtare as çështje të tjera përderisa e keni në krye të grupit një person që e ka kontaminuar këtë Kuvend”, ka thënë Tahiri./ Gazeta Enigma.