Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, e vlerëson si vendim absurd propozimin e Qeverisë ta shuajë Agjencinë për Efiçencë të Energjisë.
Sipas tij,”Në kohën kur i gjithë globi po angazhohet për efiçiencën e energjisë dhe bën programe specifike në këtë temë, Qeveria e Kosovës, sot, ka sjellë një ligj për racionalizimin e agjencive, ku rekomandon që të shuhet Agjencia për Efiçencë të Energjisë.”
Shkrimi i plotë:Edhe një vendim absurd, Qeveria vendos ta shuajë Agjencinë për Efiçencë të EnergjisëNë kohën kur i gjithë globi po angazhohet për efiçiencën e energjisë dhe bën programe specifike në këtë temë, Qeveria e Kosovës, sot, ka sjellë një ligj për racionalizimin e agjencive, ku rekomandon që të shuhet Agjencia për Efiçencë të Energjisë.Kundërthënia bëhet edhe më e madhe, ngase e gjithë agjenda e Qeverisë lidhet me konceptin e efiçencës. A mund të tregojë dikush se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë? Në veçanti, duke e ditur se kriza energjetike dhe koncepti i energjetikës është kah thellohet.Vendet përkatëse, kanë paraqitur masat e subvencionimit, nisur nga paisjet efiçente të ngrohjes, lëndëve djegëse, ulja 3-4 gradë e temperaturave në Austri në rrjetet e ngrohjes qendrore, e deri tek ndërrimi i shiritave izolues të dyerve dhe dritareve.Në esencë qeveria e vendit duhet të diskutojë rikthimin e ministrisë së energjisë, e lëre më të shuhet një agjenci, që qëllimin e vetëm e ka efiçencën e energjisë.Në Komision për Administratë Publike e kundërshtova këtë Ligj.