Deputeti i LVV-së: Disa udhëheqës të RTK-së duhet të shkojnë në burg

Deputeti i LVV-së: Disa udhëheqës të RTK-së duhet të shkojnë në burg

Pas vendimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ka reaguar deputeti i LVV-së, Valon Ramadani i cili shprehet optimist se ky bord do të shkaktohet, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, disa udhëheqës të RTK-së nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg.

LEXO EDHE: Komisioni voton rekomandimin për shkarkimin e bordit të RTK-së

Postimi i tij i plotë:

Bordi i RTK-së do të shkarkohet, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Aq shumë keqpërdorime e abuzime ka pasur aty, saqë shkarkimi është pak. Megjithatë, ky shkarkim është i nevojshëm për t’i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella. Disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg!

RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet!

Komisioni për Media është duke shqyrtuar rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili i ka rekomanduar anëtarëve të komisionit që të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të Bordit sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Related Articles