Përplasjen Veliu dhe Kica-Xhelilit në Komision

Përplasjen Veliu dhe Kica-Xhelilit në Komision

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, dhe ajo nga radhët e Listës “Guxo”, Doarsa Kica Xhelili, janë përplasur verbalisht në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, raporton Gazeta “Enigma”.

“Mollë sherri” mes tyre u bë çështja e shkarkimit të bordtit të RTK-së. Pasi Kica-Xhelili iu drejtua Veliut dhe deputetit Mërgim Lushtaku, që të bëhen bashkë dhe të flasin për arsyet pse po kërkohet shkarkimi i Bordit të RTK’së, e të mos tentojnë ta politizojnë këtë çështje, Veliu i është drejtuar asaj duke i thënë se ‘nuk duhet t’ua diktojë mënyrën se si flasin anëtarët e Komisionit’.

“Unë jam anëtar i Komisionit dhe nuk i nënshtrohem mendimit tuaj. Ju mund ta keni mendimin tuaj, por s’mund të na mbani ligjërata se si të flasim e sillemi në komision. Unë kam mendimin tim, pavarësisht a përputhet me tuajin apo jo, unë kam qëndrimin tim”, ka thënë Veliu.

Tutje ai iu drejtua asaj duke i thënë se “Ka pasë këtu përveç diskutimeve politike që janë lëshu edhe në personale dhe une nuk isha lëshu këtu në personale”, ka thënë Veliu.

Related Articles