Një situatë e paprecedent nisi në Kosovë më 29 maj, kur kryetari i sapozgjedhur i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit, vendosi të izolohej brenda mureve të komunës, të cilës ishte votuar me vota minimale për ta qeverisur, shkruan Gazeta Enigma.
Që nga ajo ditë, Hetemi nuk ka lëvizur as edhe një centimetër jashtë zyrës së tij, teksa janw bërë gati 4 muaj prej kur nisi ky izolim i tij.
Në një deklaratë per media kryeministri i vendit Albin Kurti, ‘izolimin’ e tij e kishte cilësuar si një çështje me interes të lartë kombëtar.
Çështja nuk është pse Hetemi shkon në zyrë, por pse nuk del prej saj si çdo kryetar tjetër për t’u kthyer pastaj prapë mëngjesin tjetër?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në një prononcim për Gazetën Enigma, komentoi gjendjen e kryetarit Lulzim Hetemi tash e sa muaj i mbyllur brenda objektit komunal në veri të vendit.
Berisha mbylljen e tij e vlerësoi si simbolike dhe patetike, sipas tij Hetemin e ka harruar Qeveria, nuk mund të kryej ndonjë funksion e vetëm inkurajohet si ‘hero’ por sipas tij ai është vetëm një i ngujuar.
“Mbyllja e krytarit Hetemi, është simolike dhe patetike. Unë i kërkoj edhe Krytararit Hetemi, që të bëhet efikas dhe të ushtroj deryrën! Ndërsa qeverisë, të i krijoj kushte me ushtru funksionin e tije krytarit Hetemi. Tani përtej simbolikës e ligjshmërisë, është edhe situata patetike! Pra, çfarë funksioni, mund të ushtroj kur ai jeton në objektin komunal, si në “kullë ngujimi”. Ska administrstë, s’ka asgjë, veç rri aty dhe inkurajohet si kryetar “hero” e nuk e kupton se është veç një i ngujuar, të cilin e ka harru qeveria se asht aty. Veç ju gazetarëve po ju kujtohet nganjëherë”, tha Berisha për Engimën./GAZETAENIGMA/