Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në seancën e së martës, e ka akuzuar, partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje se ia ka humbur mundësinë të rinjve të udhëtojnë jashtë vendit, duke përmendur procesin e liberalizimit të vizave, raporton Gazeta “Enigma”.
“Me kauzën e demarkacionit, qeverisja Vetëvendosje ia ka humbur mundësinë rinisë për liberalizim të vizave. Sa i përket të kaluarës, shikojë deputetët e PDK-së, secili është krenar me te kaluarën e tij. VV-ja deri tani ka mundësuar hajni dhe vjedhje, duke emëruar familjarët në odat dhe bordet e ndryshme”, ka thënë Haxhiu.
Për këto akuza, reagoi deputeti i VV-së, Fitim Uka, i cili ka kritikuar PDK-në se kanë keqqeverisur në të kaluarën.
Kujtojmë se Kuvendi po diskuton për 100 ditëshin e parë të ekzekutivit kosovar/ Gazeta Enigma.