Deputeti i VV-së, kundër vendosjes së refugjatëve afganë në ish kampin gjerman në Prizren

Deputeti i VV-së, kundër vendosjes së refugjatëve afganë në ish kampin gjerman në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se vendosja e refugjatëve në kampin e KFOR-it gjerman në Prizren është e gabuar, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Abrashit vendosja e refugjatëve afganë në ish kampin e KFORit gjerman në Prizren, siç përflitet, është ide e gabuar.

Ai ka thënë se ai vend është destinuar si Qendër e Inovacionit dhe Trajnimeve.

Postimi i plotë i Abrashit:

Refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur.

Por vendosja e tyre në ish kampin e KFORit gjerman në Prizren, siç përflitet, është ide e gabuar.

Ai vend tashmë është destinuar si Qendër e Inovacionit dhe Trajnimeve.

Më kryesorja, përqendrimi i një numri të madh të njerëzve aty nuk do të mundësoj kushte të mira për refugjatët.

Izolimi do të bëhej i pashmangshëm dhe kjo gjë nuk është humane.

Të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër.

Në anën tjetër, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në aeroportin e Kabulit që nga e diela, duke kërkuar shpresë për t’u larguar nga vendi, pas rimarrjes së territorit nga forcat talebane.

BBC-ja ka publikuar pamje nga sateliti, se si aeroporti dhe rrugët e Kabulit janë të bllokuara nga qytetarët. Këta të fundit kanë deklaruar se janë pa shpresë dhe se perëndimi i ka lënë në mëshirë të fatit.

Related Articles