Deputeti i VV-së në zyrë te Rama për projektet e Kodrës së Trimave

Deputeti i VV-së në zyrë te Rama për projektet e Kodrës së Trimave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka zhvilluar takim me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për të cilin ai vetë ka thënë se ka qenë konstruktiv.

Në bazë të asaj që ka treguar Rrahmani, temë qendrore e takimit të tyre ka qenë lagja Kodra e Trimave prej së cilës vjen deputeti.

“Studimi i fizibilitetit për Kodrën e Trimave, projektet të cilat jane duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë, ndërtimi i unazës së kryeqytetit si një nevojë jetike për funksionimin normal të Prishtinës dhe ndërtimi i rrugës A i vonuar kaq shumë, duhet të përfundojë sa më shpejtë”, ka shkruar Rrahmani.

“Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë. Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputetë, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim”.

Tutje ai ka vazhduar të thotë se Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj, shton se duhet bashkuar për kryeqytetin.

Related Articles