Deputeti i VV-së për suspendimet në ministrinë e Bujqësisë: Po çrrënjosjen praktikat korruptive

Deputeti i VV-së për suspendimet në ministrinë e Bujqësisë: Po çrrënjosjen praktikat korruptive

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë vendim që t’i suspendoj 9 zyrtarë nën dyshimin për dallavere me subvencione.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë se përgëzon çfarë do veprimi policor dhe institucional, i cili është në funksion të vendosjes së drejtësisë dhe çrrënjosjes së praktikave korruptive.

“Unë e përgëzoj çfarëdo veprimi policor dhe çdo institucioni të drejtësisë i cili është në funksion të vendosjes së drejtësisë dhe çrrënjosjes së praktikave korruptive të cilat tash e shumë vite janë instaluar edhe si kulturë edhe si shprehi në institucionet e shtetit të Kosovës. Kjo është fatkeqësia më e madhe që e kanë karakterizuar këtë periudhë dy dekadash sepse në Kosovë është prekur fusha më e ndjeshme në të cilën do të pritej që të kemi zhvillim, investim, aty kemi pasur më shumë korruptim të të gjitha proceseve të subvencionimit të produkteve bujqësore”.

“Mendoj se është lënduar jashtëzakonisht bujqësia çdo zyrtar dhe vetë fusha e bujqësisë me këto praktika korruptive dhe mendoj se çfarëdo veprimi i institucioneve të drejtësisë është i domosdoshëm dhe do të duhej të përkrahej maksimalisht nga qytetarët dhe institucionet”.

Tutje, ai tha se kjo është fatkeqësia më e madhe që e kanë karakterizuar këtë periudhë dy dekadash sepse është prekur fusha më e ndjeshme e subvencionimit të produkteve bujqësore.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje garën elektorale dhe ardhjen në pushtet e ka luftën kundër korrupsionit.

Related Articles