Deputeti ukrainas tregon gjendjen shëndetësore të njerëzve pas sulmit në teatrin në Mariupol

Deputeti ukrainas tregon gjendjen shëndetësore të njerëzve pas sulmit në teatrin në Mariupol

Më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë kanë qenë duke u strehuar në teatrin e bombarduar në Mariupol, ka thënë deputeti ukrainas, Dmytro Gurin.

Teatri është sulmuar nga rusët dhe numri i viktimave nuk dihet ende.

Gurin, prindërit e të cilit janë të bllokuar në qytet, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC “Ndërtesa e teatrit është e shkatërruar, ne kemi më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë të strehuar në bodrumin e teatrit”.

“Para disa minutave ne kemi marrë informacion se njerëzit kanë mbijetuar. Ne nuk e dimë ende nëse kemi njerëz të plagosur apo të vrarë. Mirëpo duket se shumica prej tyre kanë mbijetuar”. / Gazeta Enigma.

Related Articles