Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është dënuar sot për mosmbajtje të maskës, raporton Gazeta Enigma.
Një foto e publikuar në media, shihet se deputeti Haliti gjatë kohës sa ishte duke shkuar në Kuvend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
Kujtojmë se në muajin gusht të 2020-së ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.