Deputetja Bytyqi: Ish ushtarit të UÇK-së, njëherit policit të Kosovës po i refuzohet nga MSH-ja shërimi jashtë vendit

Deputetja Bytyqi: Ish ushtarit të UÇK-së, njëherit policit të Kosovës po i refuzohet nga MSH-ja shërimi jashtë vendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albana Bytyqi, ka publikuar dy fotografi të një ish ushtari  të UÇK, të cilit sipas saj, ministria e Shëndetësisë i ka refuzuar shërimin jashtë vendit.



Sipas Bytyqit, ai është Brahim Sedolli, veteran i luftës e polic në PK, që po përballet me probleme shëndetësore, i është refuzuar ndihma për shërim jashtë vendit.

Reagimi i plotë:

Refuzimi i Ministrisë për shërim jashtë vendit
Nuk ka diçka më të dhimbshme se të shohësh një ish-ushtar të UÇK-së e që jep kontributin e tij edhe sot si polic në Policinë e Kosovës, që kërkon ndihmën e shtetit për shëndetin e tij e shteti ia mohon.
Brahim Sedolli, veteran i luftës e polic në PK që po përballet me probleme shëndetësore i është refuzuar ndihma për shërim jashtë vendit.
Çka me shtu më shumë kur Ministri ynë i Shëndetësisë ka harruar që ka marrë një detyrë jetike për njerëzit, dhe më shumë po e luan rolin e vëzhguesit dështak.
Në kohën kur secili prej nesh thirret në vlerat e Policisë për çdo situatë të ndjeshme, si kjo e fundit në veri, ministri nuk po e ndihmon z. Sedolli të shërohet.
Pasi policin e nderuar nuk e përkrah shteti ka fillu fushatën të kërkoj ndihmë nga dashamirët per shërim jashtë vendit .
Nuk është marre me dhënë dorëheqje ministër, derisa nuk bëhet shumë vonë nga neglizhenca jote për të marrë përgjegjësi.
Z. Brahim Sedollit i uroj shërim të shpejtë!

Related Articles