“Ekipi i Kosovës” – Mallorca publikon fotografi të Muriqit e Rrahmanit

“Ekipi i Kosovës” – Mallorca publikon fotografi të Muriqit e Rrahmanit

Mallorca ka publikuar një fotografi ku shihen dyshja e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.



Dyshja e “Dardanëve” u fotografuan së bashku pas ndeshjes miqësore mes Mallorcës dhe Napolit e cila u mbyll 1:1 më 31 korrik të këtij viti.

“Ekipi i Kosovës” – ka shkruar shkurtimisht faqja zyrtare e klubit spanjoll në Twitter.

Muriqi e Rrahmani shihen në pamje të përqafuar mesvete.

Vedat Muriqi para pak kohësh nënshkroi përfundimisht kontratë me ekipin e La Ligës, derisa konsiderohet si një nga futbollistët kyç të skuadrës edhe sa ishte në huazim nga Lazio nga janari deri në fund të edicionit.

Related Articles