Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përfshirjen e Projektligjit për paga në agjendën legjislative për këtë vit.
Ajo në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se pajtohet me kritikat e opozitës vetëm për këtë pikë, ndërsa pjesa tjetër është teknike dhe estetike.
“Nëse është një çështje që pajtohem është fakti i kritikës së opozitës se ky ligj nuk është dashur të jetë për sivjet. Pasi qeveria e ka tendencën për t’i trajtuar projektligjet në mënyrë përmbajtjesore dhe si e tillë është dashur të reflektojë në start që mos të sillet në tetor të këtij viti. Është elementi dhe kritika e vetme që deri diku jam dakord, por pjesa tjetër e kritikës është teknike dhe estetike”, tha ajo. /Gazeta Enigma/.