Deputetja italiane e sqaron marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Deputetja italiane e sqaron marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Deputetja e “Fratelli D’Italia, Sara Kalany ka folur për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

Ajo theksoi se marrëveshja është që çdo vit në Shqipëri të vijnë 86 mijë persona.

Sipas saj nga kampi që parashikohet të ndërtohet për vitin 2024 nuk do të lejohen të dalin emigrantët.

“Parashikohen 86 mijë persona për vit. Emigrantët nuk do të lejohen që të dalin nga kampi që do të ndërtohen. Në brendësi të kampit siguria do të garantohet nga autoritetet italiane. Natyrisht duke bashkëpunuar dhe me forcat e rendit shqiptare që do të ndodhen jashtë kampit. Ligji në Itali nuk parashikon që familjet të ndahen”.

“Nuk mund të ndahen familjet. Meloni dhe Rama në konferencë për shtyp konfirmuan se këto qendra do të jenë gati brenda pranverës 2024. Kemi këtë kohën gjatë dimrit për të ndërtuar këtë kamp gjithashtu dhe për të rregulluar protokollet që do të aplikohen për këtë marrëveshje dhe më pas për pranverën e ardhshme të jemi gati”, është shprehur ajo./Euronews.al

Related Articles