Derbi dhe takime të “zjarrta” pritet të zhvillohen sot në ligat evropiane

Derbi dhe takime të “zjarrta” pritet të zhvillohen sot në ligat evropiane

Ligat kryesore evropiane vazhdojnë edhe sot (e shtunë) me ndeshje, të cilat pritet të jenë shumë interesante.

Në Premier Ligë do të zhvillohen gjashtë ndeshje, teksa vëmendja është të takimet: Manchester United – Everton, Chelsea – Southampton e Brighton – Arsenal.

Në Serie A në program për sot janë tri ndeshje, ku veçohet derbi mes rivalëve lokal, Torino – Juventus.

Katër ndeshje do të zhvillohen La Liga, ku padyshim se vëmendja do të jetë te derbi Atletico Madrid – Barcelona.

Gjatë ditës së sotme pesë ndeshje do të zhvillohen edhe në Bundesliga, kurse dy në Ligue 1.

Related Articles