Derbi i javës në Kampionatin Turk: Beshiktash – Galatasaray, pjesa e parë e nivelizuar në atmosferën e elektrizuar

Derbi i javës në Kampionatin Turk: Beshiktash – Galatasaray, pjesa e parë e nivelizuar në atmosferën e elektrizuar

Dy gola të shpejtë për rreth 5 minuta, në të 34’ dhe 39’, në derbin e Kampionatit Turk, Beshiktash – Galatasaray, ka elektrizuar stadiumin, shkruan Gazeta Enigma.

Rivalët e përbetuar turq i janë rrekur kësaj sfide, të ‘etur’ maksimalisht për ta fituar secila nga to, por në pjesën e parë kanë shënuar të dy skuadrat nga një gol për epilogun e barabartë 1:1, dhe për të dërguar rrjedhën e mëtejme në pjesën e dytë kur pritet të mësohet eventualisht fituesi i kësaj supersfide.

Së pari ka avancuar skuadra e cila luan në cilësinë mysafire, Galatasaray, në minutën 34’, përmes Aleksandru Cicaldau, ndërsa pa kaluar plotë 5 minuta, shifrat i ka barazuar Cile Larin në minutën 39’, për të mos lejuar shkuarjen në pushim me disavantazh ekipin e tij, Beshiktash, shkruan Gazeta Enigma.

Goli i avantazhit të Galatasarayt

Derbi i Kampionatit Turk, Beshiltash – Galatasaray

Goli i barazimit pë Beshiktash

Related Articles