Xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshje tejet të zjarrta.
Pa dyshim se vëmendja kryesore pritet të jetë në derbin më të madh në Kosovë, mes Gjilanit dhe Dritës, raporton Gazeta Enigma.
Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për pesë sfidat e mesjavës.
Derbin lokal midis Gjilanit dhe Dritës do ta gjykojnë gjyqtarët gjilanas Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, gjyqtar i katërt do të jetë Isak Ceroviku. Në dhomën e VAR-it do të jetë Burim Jahmurataj dhe Fatlum Berisha.
Në sfidën tjetër interesante mes Ballkanit dhe Llapit, drejtësinë do ta ndaj Gramos Shala me asistentët Gzim Mehmeti dhe Visar Kelmendi, gjyqtar i katërt është Mentor Ajeti. Në dhomën e VAR-it janë Lirim Jashari dhe Zgjim Rrahimi.
Më poshtë Gazeta Enigma ua sjellë delegimet e plota: