Analistja politike Aida Dërguti ka komentuar deklaratat e sotme të presidentes Vjosa Osmani, në një konferencë për media, e cila tha se në fund të majit u informuan për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Dërguti tha se Osmani me këtë lloj të deklaratave nuk duhet të luajë rolin e zëdhënëses.
Ndër tjera, ajo shtoi se Albin Kurti, kryeministri në detyrë, nuk duhet të informohet nga AKI-ja për çështje të tilla, si deklarata e Osmanit.
“Mendoj që kur një kryeministër apo një president, dikush nga pozitat e larta shtetërore, nuk mund ta luajë rolin e zëdhënësit kur del në një konferencë për media të flasë për gjëra kaq të ndjeshme të sigurisë, përveç nëse e ka një mesazh mbrapa. Pra, ose na thotë neve si qytetar urdhëroni mobilizohuni, në këtë rast e dha këtë deklaratë pas një ngjarje kur deputeti Albin Kurti, në kohën kur po flitet se ka ndodhur ishte i vetmi deputeti Kurti që doli e tha se kemi rrezik për një përshkallëzim prej Serbisë kjo ishte para disa jave”, u shpreh Dërguti.
“Shtrohet pyetja se prej ku i ka marrë Kurti informacionet, sepse në këtë fazë kur nuk është as kryeministër me mandate, nuk e di nëse AKI-ja i raporton raporte. Me mandatin siç e tha Supremja ai tani është deputet, nuk do të duhej AKI-ja të ndante me Kurtin informacione të ndejshme”, theksoi Dërguti.