“Derisa po konsumonin kafe, u krye krimi”, zbulohet motivi i tragjedisë në Tiranë

“Derisa po konsumonin kafe, u krye krimi”, zbulohet motivi i tragjedisë në Tiranë

Vehap Cami ka qëlluar për vdekje vëllain e tij Lulzim Cami e më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë në zonën e Freskut.

Gazetarja Sara Demushi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për pronë në Bulqizë.

“Në momentin që ata kanë qenë së bashku me njëri- tjetrin, [Vehap Cami] ka qëlluar në drejtim të vëllait duke e lënë të vdekur e më pas e ka qëlluar edhe veten. Theksoj edhe një herë se motivi i kësaj ngjarje dyshohet të jetë për arsye pronësie në Bulqizë, pra për pronat që ende nuk kanë marrë një zgjidhje nga ana e vëllezërve dhe pikërisht ditën e sotme është regjistruar ky krim i rëndë në familje. Sa i përket autorit të kësaj ngjarje, Vehap Cami, jetonte në banesë në zonën e Farkës dhe pikërisht ditën e sotme ka ardhur në zonën e Freskut pranë banesës së vëllait të tij dhe më pas ka kryer ngjarjen makabër në zonën e Freskut, duke e ekzekutuar vëllain e tij e më pas veten”, tha ajo.

Gazetarja Sara Demushi tha se rasti ka ndodhur derisa dy vëllezërit po pinin kafe.

“Autori ka ardhur për të konsumuar kafen e mëngjesit me vëllain e tij dhe në momentin që kanë qenë duke konsumuar kafe në katin e parë të banesës dykatëshe, ka kryer krimin e rëndë brenda familjes”, tha ajo.

Related Articles