Iu gjet drogë dhe një armë me 11 fishekë, policia arreston 19 vjeçarin në Ferizaj

Iu gjet drogë dhe një armë me 11 fishekë, policia arreston 19 vjeçarin në Ferizaj

Është arrestuar një person në Ferizaj dje në orën 17:30.

L.K, 19 vjeçar, i është gjetur një paketim letre me marihuanë.

Më pas është bastisur shtëpia e tij, ku policia ka gjetur një armë zjarri me 11 fishekë, ndërsa në oborr edhe du qese me marihuanë, dy mulli për bluarje dhe një pako letre për mbështetje të marihuanës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Me datën 03.01.2024 rreth orës 17:30 policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin të dyshuar L.K ( M/K) i moshës 19 vjeçar , tek i cili është gjetur një paketim letre me substancë të narkotikëve, të marihuanës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe janë njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve, ndërsa pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e tij, ku është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa në oborr janë gjetur edhe dy qese të substancës narkotike me marihuanë, me peshë gjithsej 20.80 gram, dy mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Related Articles