Deshi ta djegë shtëpinë, por dogji edhe veten (VIDEO)

Deshi ta djegë shtëpinë, por dogji edhe veten (VIDEO)

Deshi që të ia vë zjarrin një shtëpie, por flakët përfunduan në trup të saj.



35-vjeçarja me inicialet Z.B., gati u dogj krejtësisht kur me benzinë po tentonte ta digjte një shtëpi të banueshme në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

E njëjta përfundoi pa ndjenja në hyrje të katit të parë për t’u dërguar më pas menjëherë për emergjencë.

“Shkalla e djegies është shkalla e dytë dhe e tretë. Është një djegie jashtëzakonisht e madhe dhe është rrezikuese për jetën, meqenëse rreth 80 ose 90 për qind të sipërfaqes trupore është e djegur”, tha Shaqir Uka – shef i intensives.

Për gruan që besohet të ketë probleme me shëndetin mendor, nuk erdhi të pyes askush në klinikën e intensives, ndaj as mjekët e as televizioni nuk e mori vesh se prej nga është e as pse e kreu një vepër të tillë.

Lëndime të lehta në duar mori edhe kryefamiljari derisa po tentonte të fikte zjarrin që i erdhi në pik të natës.

Banorët që jetojnë me qera në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, nuk pranuan të flasin për televizionin në lidhje me rastin.

Bile të njëjtit nuk komentuan nëse e njohin ose jo gruan e cila dyshohet se vuri zjarrin qëllimshëm në shtëpinë e tyre.

Gruaja dyshohet të ketë kryer tri vepra penale, atë të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, “Zjarrvënia”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Related Articles