Dëshmitari i dytë i mbrojtur përfundoi dëshminë e tij në procesin kundër Sali Mustafës në gjykatën Speciale.
Të hënën, ditën e tretë të dëshmimit, ai u pyet nga avokati mbrojtës për eprorët e UCK-së në zonën që përfshihet në aktakuzë.
Dëshmitari tha se njohu dy persona me emër Salih, por që njërit nuk ia dinte mbiemrin.
Me Salihun që dëshmitari, ish-pjesëtarë i UÇK-së, nuk ia di mbiemrin tha se është takuar në oda e tubime të tjera. Por, tha se nuk është i sigurt se kush kanë qenë eprorët e tij.
Ai konfirmoi se njohu edhe një person me pseudonimin “Culla”. Për të tha se emrin e kishte Enver Krasniqi, e ishte i vendosur në Brigadën 153 në Zllash.
Gjatë një periudhe kohore, seanca u mbyll me disa pyetje plotësuese për dëshmitarin.
Gjykimi i Salih Mustafës në Gjykatën Speciale është planifikuar të vazhdoj të hënën e ardhshme, kur planifikohet të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të tretë të mbrojtur.